Portieri i Egnatias, Alen Sherri, ka festuar dyfish sot.
Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, Sherri mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.
Ndërsa ekipi po festonte në terrenin e gjelbër, portieri u gjunjëzua dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës.
Sigurisht, përgjigjja e saj ishte “po”.