Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e djeshme në fshatin Baltëz të Fierit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se kontrollet janë shtrirë në një territor më të gjerë.
Përpos policisë së Vlorës autori dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës e Tepelenës.Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person të ngjashëm fizikisht me autorin është parë në Gjirokastër.
Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund edhe të tentojë të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen në stane, në tunele, në Tepelenë./m.j