Rithemelimi dhe Partia e Lirisë janë mbledhur sot sërish para Bashkisë së Tiranës, në një protestë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta nisi menjëherë me tensione dhe motovë drejt Bashkisë teksa mes protestuesve shquante Argita Malltezi, Adriana Kalaja, Silva Caka dhe Mehdi Malkaj.
Skenari është i ngjashëm me atë që është parë edhe në protestat e kaluara, fjalime kundër organeve të drejtësisë, tentativë për të hyrë në godinë, heqja e gardhit të çeliktë të policisë e në fund do të largohen për të njoftuar protestën e radhës.
Të shumtë janë protestuesit që kanë veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”, referuar Sali Berishës megjithëse pjesëmarrja këtë të martë është më e ulët se kurrë.
/a.r