Rreth 12 persona janë shoqëruar nga policia e Fierit për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia.
Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica.
Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja.
Ajete Mernica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbres nga makina dhe të konfliktohet me policin. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe disa të rinj të cilët kanë treguar në polici skenën e vrasjes.
/a.r