Shtetet e Bashkuara thonë se në Gaza nuk ka gjenocid. Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, administrata e presidentit Joe Biden nuk i konsideron vrasjet e palestinezëve në Gaza nga Izraeli në luftën e tij me Hamasin si gjenocid.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të shohin Hamasin të mundur, se palestinezët e kapur në mes të luftës ishin në “ferr” dhe se një operacion i madh ushtarak nga Izraeli në Rafah do të ishte një gabim.
Biden, i cili kandidon për rizgjedhje këtë vit, është përballur me kritika të rënda nga mbështetësit e tij brenda vendit për mbështetjen e tij ndaj Izraelit; disa nga ata kritikë kanë akuzuar Izraelin për gjenocid.
Më shumë se 35,000 palestinezë në Gaza kanë humbur jetën, sipas zyrtarëve të shëndetësisë së Gazës.
/a.r
Drejte e kane amerikante per genocidin,qe provohet se ka genocid duhet te vriten mbi 100000 njerz te pa fajshem,pleq,gra e femije.Duhet qe Gaza te shkatrrohet komplet,te mose mbese asnji gje mbi toke,ky eshte genocidi.