Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thërritur në një mbeldhje urgjente grupin parlamentar të partisë që drejton. Në mbledhje do të diskutohet rreth zhvillimeve të sotme gjatë protestës kundër ndërtimit të parkut të lodrave te liqeni artificial.
Në mbledhje opozita pritet të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen pas zhvillimeve të sotme.
Ndërkohë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka qëndruar gjatë gjithë pasdites në ambjentet e jashtme të Drejtorisë së Policisë ku ka kërkuar takim me ish-deputetin Ndriçim Babasi dhe disa mbështetës të tjerë të opozitës që u shoqëruan pas konfrontimeve me policinë.