Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë në këtë mesditë. Mesohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të raportuar.
Autori i dyshuar është identifikuar si Fadil T. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi:
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j