Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin e zhvilluar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me emigrantë shqiptarë në Athinë.
Sipas tij, takimi ishte pa asnjë vlerë konkrete për emigrantët dhe vetëm shprehje e një nacionalizmi të kotë që nuk i shërben askujt, aq më pak marrëdhënieve me Greqinë.
“Nacionalizmi në Ballkan i shërben atyre fuqive që duan një Ballkan të destabilizuar. Kurti është nacionalist por nuk po zgjidh çështjen e pavarësisë.
Nacionalizmi është joshës, por nuk çon askund. Patriotizmi është vlera e vërtetë që të lidh me vendin. por kjo nuk është patriotizëm.
Kur Greqia i hapi dyert shqiptarëve, tha ndonjë faleminderit. Kush i priti shqiptarët e pangrënë, të paveshur në vitet ’90? Greqia.
Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës, se marrëdhënia me Greqinë është shumë komplekse dhe ti nuk mund të ngatërrosh Greqinë si një e tërë me elementë që kanë këtë pikëpamje të gabuar për Himarën. Ti po shkon po i bën sfidë Mitsotakis, po çfarë hyn Shqipëria këtu?