Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Një apel pati dhe për policinë e shtetit që ta arrestojë 23 vjeçarin Asllan Mernica “një orë e më parë”.
“Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie.
Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”./m.j