Gazetarja Ira Londo, në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News 24 tha se dita e djeshme ishte e veçantë për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Londo theksoi se takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë u transmetua nga mediat kryesore helene.
Ira Londo: Takimi i Ramës në Athinë u transmetua nga mediat greke. Shumë media helene thanë se Rama ushqeu nacionalizmin shqiptar. Kjo ishte ditë e veçantë për shqiptarët në Greqi.
Nuk ishte vetëm salla e mbushur, por edhe jashtë sallës ka pasur njerëz. Jehona e takimit po vijon dhe lajmi shkaktoi bujë në mediat greke./m.j