Entuziazmi për shkak të futbollit, sidomos kur skuadra e zemrës arrin qëllimet, është shpesh i madh e rrallëherë të çon në burg. Si rasti i një personi në Gjermani.
Pasi St. Pauli arriti të ngjitej në Bundesligë ai doli në ballkon në banesën e tij në Hamburg dhe nisi të qëllojë me pistoletë. Kjo vuri në alarm policinë gjermane. Ata shkuan në vendin e ngjarjes dhe sipas asaj që shkruajnë mediat ka pasur shkëmbim zjarri mes të dyja palëve. Madje si pasojë e të shtënave është shkatërruar edhe një xham i vendosur në ballkon.
Në deklaratën e tij ai tha se qëlloi me armë nga gëzimi pasi ekipi i tij i zemrës u ngjit në Bundesligë.
/a.r