E perditesuar/Në një bisedë të tensionuar telefonike mes deputetit Strazimiri në televizionin News24, vetë ai ka pranuar se mban pistoletë. Madje Strazimiri ka thënë se qarkullon 24 orë i armatosur.
Të vërtetën nuk duhet ta kërkoni tek unë, por tek Armando Prenga… Parlamenti është mbushur me kriminelë- tha ndër të tjera Strazimiri, dhe më pas mbylli telefonin.
Nga ana tjetër, vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së, deputeti Arben Ristani, pak më parë tha se fotoja e Strazimirit me pistoletë në brez është një gënjeshtër mediatike. Ristani tha se Strazimiri është një deputet shembullor dhe se nuk është e vërtetë se ai ka patur një pistoletë me vete. Madje Ristani akuzoi mediat duke thënë se po mashtronin.
“Fotoja ku strazimiri shihet me pistoletë në brez është një mashtrim. Mediat kanë mashtruar. Por nuk do t’ia dilni dot as me këto, as me terrin informativ”, ka thënë Ristani në një komunikim me gazetarët.
SHPERNDAJE - STRAZIMIRI ME ARME NE BREZ NE PROTESTE KUNDER KENDIT TE LOJERAVE PER FEMIJE.
Posted by Rilindje.Net on Monday, 28 March 2016
……………
Gjatë protestës së opozitës në Parkun e Liqenit, të pranishëm kanë qenë një sërë deputetësh të PD-së, ndër ta edhe Gent Strazimiri, i cili është fotografuar teksa në brezin e tij, mbante një pistoletë.
Vetë deputeti i opozitës, Strazimiri në një prononcim për gazetën “Panorama” nuk e mohon faktin se ka pasur pistoletë. Por, Strazimiri thekson se i vjen mirë që mediat merren me deputetë që mbajnë armë dhe jo me atë që qëllojmë me armë.
“Mua më vjen mirë që më në fund mediat po merren me deputetë që mbajnë pistoletë në brez”, u shpreh Strazimir.
“Ndërkohë që deputetë si Armando Prenga qëllojnë në Komisariat Policie ndaj qytetarëve”, përfundoi Strazimiri.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit të armëve kanë të drejtë që të mbajnë pistoletë për vetëmbrojtje.