Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të mbajtur me emgrantët e shqiptarë në Athinë ka kujtur sakrificat dhe kalvarin e gjatë të vujtjeve të shqiptarëve që jan vendosur në shtetin fqinj. Megjithatë ai i falënderoi për mundin, sakrificiën duke mos u dorëzuar kurrë për të merituar vendin që meritojnë në shtëpinë tyre të dytë, në Greqi.
“Fatet tona janë të pandashme, dhe se përgjigjet për të ardhmen nuk mund të gjenden tek e shkuara. Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë, përjtuat poshtrimin e fshesave të zeza të fundshekullit të ’20, kur ju shkulnin nga shtëpitë për t’ju deprtuar në Shqipëri. Shumë ndër ju ndrruat emrat që ju kishte nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytet ne lot se nuk ju dha e drejta e ceremonsë së flamurit , faji ishte se kishte ardhur nga foleja e shipes dykrenare dhe nuk kishte lindur në mbrojtjen e kryqit të bardhë’, tha Rama.