Ministrja Elisa Spiropali, ka udhëtuar drejt Athinës së bashku me kreyministrin Edi Rama për të marrë pjesë në takimin që po zhvillohet me shqiptarët në vendin fqinj.
Spiropali: Një përqafim për çdo bir nënë qe flet shqipt në këtë vend, për çdo person që ka ardhur apo po e ndjek këtë Kuvend nga të katër anët e Greqisë. Gjuha jonë e bukur na bën bashkë në ndjenjën e përkatësisë dhe të krenarisë shqiptare. Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen mendimi i kohës kur perdja e hekurt e komunizmit ra dhe kuptuam se ishim të gënjyer, ishim të vetëm në një botë që as e njihnim dhe as nga njihte. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq aq perde si toka e parë matanë humnerës së krijuar. Krahë grekësh fisnikë e zemërgjerë u zgjatën dhe ndanë me ne bukë e kripë. Dhejtëra mijëra histori suskesi hodhën farën e tyre në atë ribashkim fatesh ku pati dhe fraktura të shumta.