Kryeministri Rama dhe zyrtarë të tjerë kanë nisur takimin me shqiptarët në Athinë.
E para që mbajti fjalën në këtë takim ishte Romina Kuko, e cila kujtoi rrënjët e saj greke.
Ajo tha se falë dialogut Greqia dhe Shqipëria do të jenë një model partneriteti deri në vitin 2030.
“Mua më ka rritur gjyshja ime greke. Dega më e vjetër e familjes së saj ndodhet në Athinë. Fëmijëria ime është e mbushur me treghime se si në Athinë shqipja ka qenë një gjuhë e zakoinshme. Unë ndihem e nderuar që më jepet mundësia të flas në këtë takim. Është privilegj për mua të flas këtu edhe si kolegia e atyre që kontribuojnë në skuadrën e Edi Ramës për ta anëtarësuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane. Ju jeni pararoja e anëtarësimit tonë në BE. Arsyet e punës më lidhin edhe me zonat ku jeton dhe punon minoriteti grek në Shqipëeri. Jeta, puna dhe hallet e minoritarëve grekë në Shqipëri nuk kanë lidhje me propagandën që ngrihet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Së bashku, edhe falë dialogut dhe bashkëveprimit mes dy qeverive tona, do të bëjmë që Shqipëria dhe Grerqia e vitit 2030 të jenë shndërruar në një model partneriteti.
Ju shqiptarët e Greqisë jeni krenaria jonë”, tha ajo.