Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Kreu i qeverisë ka mbërritur në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ ku mbahet takimi, ndërsa është pritur me ovacione në sallën e mbushur plot me shqiptarë.
Takimi nisi me himnin kombëtar shqiptar.