Kryeministri Rama i cili është duke udhëtuar drejt Athinës, ka publikuar një foto në rrjete sociale ku tregon orën dhe vendin ku do mbahet takimi dhe i fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë.
Motoja e kësaj video është “Krenar për ju” ndërkohë që shihen dy flamurët e Shqipërisë dhe Greqisë që valëviten bashkë.
Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë do zhvillohet në orën 11:00, një takim ky mjaft i kritikuar nga vendi fqinjë.