Bilanci i viktimave të sulmeve të Brukselit është rritur, pasi katër nga të plagosurit kanë humbur jetën në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë i Belgjikës. Me katër të vdekurit e fundit, numri i viktimave shkon në 35.
Bilanci mund të rëndohet edhe më tepër, sepse pas sulmeve të së martës së shkuar u bë e ditur se janë 25 të plagosur shumë rëndë, të cilët mbaheshin gjallë vetëm falë aparaturave speciale.