Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se klasa politike e Kosovës, e ne veçanti Qeveria e Kosovës duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve, tashmë një vit ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Ai ka thënë se nuk ndjehet mirë kur lexon në media ndërkombëtare për ndëshkimin që BE-ja dhe ShBA-ja i kanë bërë Kosovës, me këtë rast edhe ka bërë thirrje që qeveria të bashkëpunoj me aleatet e saj.
Ai ka thënë se ShBA-ja se bashku me aleatët e saj në NATO ishin ata që e ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia. “Nuk ndjehem mirë kur shohë nëpër media ndërkombëtaret por edhe në mediat kombëtare, që Amerika ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, se Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës. Unë mendoj që të gjithë klasën politike në Kosovë, në veçanti qeverinë e Kosovës duhet ta vënë në alarm sepse të gjithë këta aleat, ShBA me aletet e vetë në NATO ishin ata që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Lirinë e paguam me gjake, por çlirimin e bëmë më aleatët. Kështu që këto lajme që unë i lexoj nuk janë të mira për Kosovën, nuk i bëjmë mirë shëndetit të Kosovës”, ka thënë ai për EO.
Ata nuk ndihmuan Kosoven qe te behet nji shtet sovran por e ndaluan nji gjenocid Serbe ndaj Shqiptareve dhe nji pastrim etnik si ndodhe sot ne Gaza, sikur ata ta mbeshtetnin Sovranitetin e Kosoves sot Kosova dote njihej edhe nga OKB por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dote ndodhe derisa Rusia dhe Kina jane ne fuqi ,pra i mjeri Albin Kurti dhe i mjeri popull se cka e pret ne te ardhmen.