Në shtëpinë e Inter ka ende “zjarr”, dëshirë për të bërë mirë në këtë fund sezoni, edhe pse në letër zikaltërit nuk luajmë për asgjë. Simone Inzaghi dhe stafi i tij po përpiqen të mbajnë të karikuar ekipin në këtë fund sezoni, duke bërë një rotacion të ndjeshëm, hodhi në fushë lojtarët më pak të aktivizuar si Kristian Asllani. Kjo zgjedhje rezultoi efikase, pasi Asllani me shokë thyen me “manita” Frosinonen, një sukses i pastër 5-0. Ylli kuqezi zhvilloi një ndeshje pozitive, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6, por bëri një hap pas në krahasim me sfidën e fundit kundër Sassuolos.