“Do të doja t’i kishte injektuar vetes zbardhues”/ Biden ngacmon Trumpin, ja gafa me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kujtuar deklaratën e bujshme të paraardhësit të tij, ndërsa tha se me shaka dëshironte që Donald Trump t’i kishte “injektuar vetes zbardhues”, duke kujtuar propozimin shumë të rrezikshëm që paraardhësi i tij bëri në 2020 në fillimin e pandemisë Covid-19.

Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në San Francisko të premten, Biden foli për “kaos” nën presidencën Trump, të cilin votuesit nuk duhet ta harrojnë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
“Ju kujtohet kur ai tha se gjëja më e mirë për të bërë është t’i injektosh vetes një zbardhues? Kështu kishte thënë. Do të doja që ai të kishte bërë për vete”, tha Biden. Gjatë muajve të parë të pandemisë Covid-19 në 2020, Trump kishte argumentuar se injektimi te vetja i dezinfektuesve si zbardhuesi ose alkooli izopropil mund të ofronte mbrojtje kundër koronavirusit.

Muajin e kaluar, Biden iu referua përsëri atij sugjerimi të egër “injeksion zbardhues”, duke bërë shaka se Trump e provoi këtë metodë e cila sipas tij “i shkoi në të gjithë flokët”. Megjithatë, në ngjarjen e djeshme, Joe Biden bëri një gabim kur iu referua Kim Jong-un, “presidentit të Koresë së Jugut” (d.m.th. në vend të Koresë së Veriut) dhe “ngacmuesve” të tij ndaj Trumpit – siç i përshkroi letrat që kishte dërguar ndaj ish-presidentit të SHBA. (BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com