Një çift turistësh italianë kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka nodhur në Lungomaren e qytetit, që është një prej zonave më të frekuentuara në prag të sezonit turistik.
Siç raportohet, italianët kanë parkuar makinën e tyre në Lungomare, dhe kanë shkuar për të drekuar në një restorant aty pranë.
Kur kanë shkuar pranë makinës ata kanë vënë re se grabitësit kishin thyer xhamin e derës së pasagjerit duke marrë një shumë parash nga çanta që ndodhej brenda (rreth 2500 euro) si dhe sende të tjera me vlerë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve./m.j