Një 49-vjeçare është arrestuar në Fier pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Mësohet se ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Arrestoi shtetasen A. S., 49-vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier:
-ndaloi shtetasin E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet dhe 2 krerë bagëti, në pronësi të 2 shtetasve;
-arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 54 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 33 vjeç.
Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 38 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Lushnjë:
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Lushnjë, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçare se dy muaj më parë, shtetasi L. T. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të;
-shpalli në kërkim shtetasin M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Plyk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një dyqan.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në Ballsh, Mallakastër, pasi nga pakujdesia, ka dëmtuar dyqanin e një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r