Qeveria e Greqisë do të shohë me vëmendje mesazhet që do të japë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 12 maj, në takimin e tij me emigrantet që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, shkruan CNN grek.
Më tej media greke thotë se vizita e Ramës në Athinë ka shkaktuar shqetësim të madh te stafi i qeverisë, përfshirë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis vuri në dukje se vizita e tij është e parakohshme. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka folur edhe zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, i cili e cilësoi vizitën e Ramës si private.
Në fund, i pyetur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë, zoti Marinakis theksoi se ishte një “vizitë private” dhe se qeveria do të sigurojë që të gjitha masat e sigurisë të jenë në vend.
“Qeveria nuk e ka ftuar zotin Rama”, tha ai ndër të tjera për Skai, ndërsa nënvizoi se: “Natyrisht që do të përgjigjemi nëse ka ndonjë arsye për t’u përgjigjur”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse përmendet tema e Belerit, ai tha:
“Nuk është detyra jonë as të interpretojmë qëllimshmërinë e Edi Ramës dhe as të argumentojmë kundër një qëllimshmërie të pretenduar. Është detyra jonë me veprimet tona, jo me fjalë të bukura, të tregojmë respekt për shtetin ligjor dhe se kemi shumë të drejtë në anën tonë dhe nuk kemi frikë prej saj”, nënvizoi ai.
/a.r