Në kuadër të Ditës së Drejtësisë, KLP dhe KLGJ po mbajnë një mbledhje të përbashkët ku i pranishëm është edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Shqipëri, David Wisner. Gjatë fjalës së tij, Wisner është shprehur se SHBA janë krenare që punojnë me Shqipërinë teksa ka shtuar se Reforma në Drejtësi dhe sukseset e saj janë të pakthyeshme.
Më tej, Wisner ka thënë se presin që institucionet që janë krijuar që 112 vite më parë dhe ato në 2016 të jenë afatgjatë pasi populli është shprehur se e do një gjë të tillë. Teksa ka nxitur më shumë bashkëpunim për të çuar para reformat e nevojshme, Wisner ka theksuar dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri, ku dhe ka përmendur dhe presionin politik.
David Wisner: 112 vjet më parë ka qenë një hap për Shqipërinë, por ka qenë e qartë që mbetet më shumë punë për të bërë. Kujtesë që ndjekja e drejtësisë, parim i pakohë. Ne jemi krenarë për vlerat e përbashkëta që bashkëndajmë me shqiptarët. Qëndrore sundimi i ligjit që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për punën që njerëzit në këtë sallë kanë arritur. Ju keni nisur të sillni transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Ju keni nisur të merrni masa. Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësie që të kenë besim të trajtohen me drejtësi.
Ju përballeni me sfida të konsiderueshme: Vende vakante, numri i çështjeve gjyqësore të parapambetura, ka ende nevojë të zhvillohet veting, zhvillimi i standardeve për institucionet që janë ende të reja, vonesa në rotacionin e anëtarëve të Këshillit, ka presion politik, pritshmëri të larta nga publiku dhe mbajtja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar – llogaridhënëse, e rëndësishme dhe ju duhet të punoni pak më shumë për këtë.
Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që presin të shohin rezultate nga një proces bashkëpunues. Shqipëria, SHBA dhe BE kanë shpresë që do të kenë sukses. Ne të gjithë duhet të jemi të lumtur se kjo që po bëni është e veçantë. E jashtëzakonshme ajo që po bëhet. Do të doja të thoja që është mirë që të jeni të gëzuar në padurimin tuaj, ka akoma punë për të bërë.
/a.r