Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Roan Brahimit mbrëmjen e sotme në Athinë.
Mediat raportojnë se ai është ekzekutuar nga një motor në lëvizje brenda makinës së tij, ku ishte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.
Si pasojë e sulmit me armë ka mbetur i vrarë Roan Brahimi 32-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç.
Sipas mediave greke, një motor me dy persona është afruar me shpejtësi, dhe njëri nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit ku ndodhej Brahimi.
Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.
/a.r