Prokurori Durim Bedini ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Shkak është bërë një komplikacion shëndetësorë.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor. Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar”, njofton KLP.
Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës.
“Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional”, përfundon njoftimi.
/a.r