Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, një shqiptar përfundoi në burg. Bëhet fjalë për Armand Losi, 33 vjeç, banues në Champdepraz.
Në arrest shtëpie janë bashkëshortja e tij Gentjana Losi dhe një bashkatdhetar i tyre, Gentian Troplini banues në Montjovet, si dhe Mattia Alliod, 36 vjeç, nga Saint-Vincent.
Për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi detyrim paraqitje.
Hetimet nisën rreth një vit më parë dhe silleshin rreth figurës së Alliod. Sipas hetuesve, ai drejtonte një treg të lulëzuar të tregtimit të kokainës, më pas biznesi filloi të binte kur Armand Losi u zhvendos në zonë.
Menjëherë lindi një bashkëpunim, por më pas, sipas hetuesve, grupi i shqiptarëve filloi të menaxhonte në mënyrë të pavarur tregun.
Droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj./m.j