Janë përcaktuar gjyqtarët në Apelin e Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit.
Shorti përzgjodhi anëtare kryesuese të trupit gjykues Daniela Shkirën dhe dy anëtarë të tjerë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashin.
Ndërkohë ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohet seanca e rradhës për Belerin, teksa në Shkallën e Parë ai u dënua me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Ky vendim është ankimuar nga Beleri në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila pritet ta marrë në shqyrtim.
Deri tani dosja nuk është hedhur ende në short ndërsa avokatët e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës kërkojnë pafajësi.
Fredi Beleri ndodhet në qeli që prej 12 majit të 2023 i dënuar për blerje votash./m.j