Kryetari i opozitës greke Syriza, Stefanos Kasselakis zbriti në Bashkinë minoritare të Dropullit në qarkun e Gjirokastrës. Edhe pse ashtu si qeveria greke nuk e kanë pritur mirë takimin e Ramës me bashkatdhetarët shqiptarë të dielën në Athinë, politikani grek zgjodhi ta linte jashtë vëmendjes atë.
Gjatë vizitës në zonën e Dropullit Kasselakis i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Dhimtraq Toli, vizituan shkollën dhe varrezat e ushtarëve grekë.
Në fund të takimeve Kasselakis shprehu mbështetjen për minoritetin grek, i cili sipas tij në Shqipëri nuk është u mbështetur.
“Jemi këtu në Dropull pranë minoritetit etnik grek për të shprehur mbështetjen tonë pa kushte. Për ne është një çështje thellësisht kombëtare dhe unë jam një djalë i minoritetit dhe e di shumë mire çdo të thotë të jesh grek jashtë Greqisë për më tepër që këtu flasim për një nga komunitetet minoritare që ka nevoja të shumta për mbështetje nga politika. Diskutuam shumë çështje edhe për atë të mbështetjes financiare për minoritetin që të mos jetë në nivel familjeje por si e drejtë për çdo qytetar. Çështjet janë të shumta por në asnjë rrethanë nuk duhet të politizohen apo të përvetësohen nga parti të caktuara. Këto janë çështje me karakter kombëtar dhe ne si përfaqësues të politikës së Greqisë do të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen e helenizmit kudo ku gjendet e sidomos kur gjendet në kufijtë e vendit tonë atje ku kanë luftuar e kanë derdhur gjak grekët. Desha të shtoj për bashkëqytetarët grekë këtu në bashkitë minoritare dhe në Himarë se nuk do t’ju harrojmë.”
Kaselakis zhvilloi edhe një takim me dyer të mbyllura me përfaqësues të biznesit në zonën e Dropullit.
/a.r