Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar nga drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit që t’i japin fund fenomenit të kultivimit të Kanabisit brenda këtij viti.
Në një postim në Facebook, teksa përgëzon Drejtoritë e Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e fundit, Balla kërkon bllokimin e grupeve kriminale dhe vendosjen e personave përgjegjës para drejtësisë.
“Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit”, shkruan Balla.
/a.r