Nëse funksioni i çdo organi të trupit do të dëmtohej, përfshirë edhe veshkat, funksionimi i përgjithshëm i trupit do të kërcënohej. Nëse veshkat nuk do të funksiononin siç duhet, pra nuk do të filtronin toksinat nga gjaku, kjo do të kishte pasoja serioze për shëndetin e përgjithshëm. Prandaj është e rëndësishme të mësojmë të njohim simptomat e dëmtimit të veshkave, në mënyrë që të përmirësijmë funksionin e tyre dhe të mbrojmë shëndetin e përgjithshëm. Shenjat më të zakonshme të dëmtimit të veshkave janë:
- LODHJE
Veshkat janë përgjegjëse për prodhimin e eritropoetinës, një hormon i cili ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin. Në këtë rast, rruazat e kuqe të gjakut janë të reduktuara në numër, personi mund të përjetojë anemi, e cila shkakton lodhje, kur ka defiçencë oksigjeni në qeliza.
- NDRYSHIMI I FUNKSIONIT URINAR
Kur veshkat nuk e prodhojnë urinën siç duhet, ritmet e urinimit ndryshojnë, që do të thotë se individi mund të përjetojë urinim të shpeshtë gjatë natës, mund të prodhohet më shumë urinë se zakonisht, urinë me flluska, ose me shkumë, apo urinë me ngjyrë të zbehtë. Nga ana tjetër, ekziston gjithashtu mundësia për të përjetuar simptoma të kundërta si, prodhimi i urinës më pak se zakonisht, urinë me ngjyrë të errët dhe të përgjakur, vështirësi në urinim, apo ndjenjë presioni etj.
- ËNJTJE NË ZONA TË CAKTUARA TË TRUPIT
Në momentin që veshkat nuk realizojnë largimin e mbeturinave nga trupi, lëngjet shtesë grumbullohen në zona të caktuara të trupit, si fytyra, duart, gjunjët, kyçet dhe këmbët.
- THARJE, SKUQJE DHE KRUARJE
Në raste të përkeqësimit të funksionit të veshkave, mbeturinat grumbullohen në gjak duke shkaktuar tharje të lëkurës, kruarje dhe skuqje. Ju kurrë nuk duhet t’i injoroni këto shenja, por t’i trajtoni me kremra e pomada, pasi ky problem do të zgjasë derisa të trajtohet si duhet.
- DHIMBJE NË FUND TË SHPINËS
Njerëzit shpesh përjetojnë dhimbje në fund të shpinës në rast të dëmtimit të veshkave, fillimisht në njërën anë, pastaj në të dyja. Për më tepër, nëse ju zakonisht flini në njërën anë, dhimbja në atë pozicion do të jetë më e madhe. Shkaku më i zakonshëm i dëmtimit të funksionit të veshkave është kadmiumi, një metal i rëndë që ndot mjedisin nëpërmjet djegies së hidrokarbureve ose mbeturinave urbane. Gjithashtu ai gjendet edhe në plehrat fosfate, të cilat përdoren në ushqimet që konsumojmë. Në mënyrë që të zgjidhni problemet e veshkave dhe të rregulloni funksionimin e tyre, ju duhet të bëni disa ndryshime në stilin e jetës dhe të filloni të ndiqni një dietë të shëndetshme.
Gjithashtu duhet të shmangni produktet e pasura me kadmium. Ju gjithashtu duhet të pini shumë lëngje, ujë dhe fruta të shtrydhura, si p.sh. lëng boronice. Duhet të ushtroheni rregullisht dhe të përpiqeni të konsumoni bimë të tilla si bishti i kalit, mustaqet e misrit, rrënjët e rrodheve, kokrrat e dëllinjës, rrushi i arushës etj.
BW