Rumania, kundërshtare e Shqipërisë ne Euro 2016, i ka habitur të gjithë me fanellat e përdorura në stërvitjen para ndeshjes miqësore me Spanjën.
Në vend të numrave në fanellë, lojtarët rumunë kishin ekuacione matematikore. Kapiteni i tyre Chiriches, i cili mban zakonisht numrin 6, në shpinë kishte ekuacionin 2+2+2.
E gjitha kjo duket se është bërë me qëllim nga Federata Rumune e Futbollit, e cila kërkon të promovojë matematikën te fëmijët.