PSG apo Dortumund, kush do të jetë finalisti i parë i UEFA Champions League? Sonte kjo dilemë do të marrë fund në përfundim të duelit të kthimit gjysmëfinal që do të luhet në Park dë Prins.
Gjermanët shkojnë me avantazhin e fitores 1 me 0 në fushën e tyre në këtë transfertë, ndërsa parisienët nuk kanë rrugë tjeter përveç fitores për tu kualifikuar direkt ose të paktën për ta çuar ndeshjen në shtesë apo tek penalltitë. Rastet e shumta për shënim që patën në Gjermani, dhe shtyllat e Mbappe e Hakimi e bëjnë të besojë skuadrën franceze se kanë përballë një kundërshtar krejtësisht të kalueshëm, të cilin e njohin mirë, sepse veç ndeshjes së parë gjysmëfinale kanë luajtur edhe në fazën e grupeve ku e mundën në shtator 2023, me shifrat 2 me 0 pikërisht falë golave të Mbappe dhe Hakimi.
PSG ëndërron finalen e dytë në histori, pas asaj të humbur ndaj një tjetër ekipi gjerman si Bayerni në gusht të 2020 në kohërat e Covid-19. I vetmi shqetësim tek Luis Enrike është mungesa e Lukas Hernandez, i operuar tashmë, ndërkohë që trajneri spanjoll është i bindur se parisienët do të jenë në finalen e Uemblit. Stadium ku Dortmundi ka luajtur një finale të Champions League në vitin 2013 në një duel të tërin gjerman kundër Bayernit të Mynihut, e ku synojnë të shkojnë sërish në këtë edicion.
Gjermanët, njëherë fitues të Championsit në vitin 1997, po kalon një moment forme shumë të mirë, ndryshe nga pjesa dërrmuese e sezonit ku kanë pasur shumë oshilacione. Entuziazmi u pa edhe në kampionat ku rezervat thuajse mundën 5 me 1 Augsburgun. Mungon tek Fortmund, Bensebaini, ndërsa trajneri Terzic e la pushim në kampionat, heroin e duelit të parë , Fylgruk.
/a.r