Lufta e Ilir Metës janë zgjedhjet e ardhshme të 2025, ku presidenti i Partisë së Lirisë thotë se populli duhet të rikthejë sovranitetin dhe të largojë këtë qeveri të korruptuar.
Duke i konsideruar zgjedhjet e prillit të 2021 si të shitura në tavolinë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, meta tha se nëse ai zgjidhet për të drejtuar qeverinë në 2025 do të jap llogari para shqiptarëve.
Në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH 1, Meta tha se opozita duhet të krijojë presion te qeveria dhe jo anasjelltas.
“Një opozitë që ndeshet me një regjim mafioz nuk mund të sillet si opozita në Danimarkë. Duhet të jetë një opozitë me një ritëm tjetër dhe duhet të jeta ajo që duhet të mbajë nën presion dhe jo këta që zgjidhen të mbajnë në presion një popull të tërë. Në 2021 të gjithë e dimë që zgjedhjet u shitën në tavolinë. Tani ndeshja është për jetë a vdekje për shqiptarët jo për mua e Sali Berishën. Do kthehen shqiptarët dhe do na kërkojnë llogari dhe ne do japim llogari si Çeçua para tyre”, tha Meta.
/a.r
Ti do zgjidhes president ne burgun special,me rregjimin 41 bis,vetem per ate vend i plotson kushtet te gjitha,pa pike e presje.