Prej disa ditësh në shtëpi një ndër temat më të diskutara mes banorëve ka qenë mundësia që Erjola dhe Romeo mund të kenë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit.
Teksa një pjesë e mirë e banorëve kanë qenë në oborr, Egla ka ngacmuar fillmisht Gracianon në lidhje me idenë që ai pati që mes dyshes mund të ketë pëlqim. Më pas Egla ka pyetur drejtpërdrejtë Romeon nëse ai dhe Erjola kanë patur diçka jashtë.
Egla: Di ndonjë gjë për ata të dy se kam gjithë këto ditë që po pyes dhe nuk më tregojnë.
Egla: Kanë patur ndonjë gjë? Romeo, ke patur ndonjë gjë me Erjolën? Se po e mendoja.
Egla: Keni patur ndonjë lidhje apo njohje jashtë?
Egla: Këtë e dinë, e dinë të gjithë. Thjesht po pyes sepse kam disa pyetje pa përgjigje. Ti e di që jam kurioze e madhe.
View this post on Instagram