Dashi
Jupiteri i ndodhur në një pozicion shumë të mirë do t’ju dhurojë sukses dhe shumë qetësi në marrëdhënien tuaj në çift. Shijoni këto momente. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, pasi do e kalojnë kohën me miqtë. Gjendja financiare do vazhdojë të mbetet shqetësuese.
Demi
Udhëtimet, transferimet, programet, telefonatat do të jenë të favorizuara për ju të dashuruarit sot. Gjithsesi evitoni vendet e mbyllura. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe do gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e qëndrueshme.
Binjakët
Do të drithëroheni nga një surprizë që do ju bëjë njeriu i zemrës. Do të ndiheni në formë të shkëlqyer për të nisur një rrugë të re bashkë. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të filluar një lidhje. Buxheti do jetë delikat, prandaj kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Sot do të jeni veçanërisht kurioz. Ditë ideale për të bërë gjëra të reja porsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Të favorizuara do të jenë udhëtimet e gjata. Beqarët do e gjejnë dashurinë e madhe pa u lodhur dhe pa kërkuar shumë. Në planin financiar duhet të përfitoni nga kjo ditë.
Luani
Gjërat në çift nuk po ju shkojnë mirë: ndiheni të lodhur dhe e humbni shpesh toruan. Jini konstruktiv dhe pozitiv nëse doni t’ia dilni. Beqarët pa u menduar gjatë do pranojnë propozimet e bëra, por një pjesë mund të lëndohen. Në planin financiar do hasni probleme.
Virgjëresha
Tregohuni të vendosur. Vishuni në mënyrë elegante dhe do të ndiheni më të sigurt në vete, sidomos kur këtë gjë do e komplimentojë edhe partneri/ja juaj. Beqarët duhet të mendojnë për gjithçka kur të hedhin hapat, ndryse do vuajnë pasojat. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Peshorja
Do të kaloni keqkuptime të vogla në marrëdhënien tuaj në çift, duke ju hequr dëshirën për të dalë. Por dedikojuni relaksimit dhe ndjejeni dashurinë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes, pasi gjendja pritet të ndërlikohet pak. Financat do jenë delikate edhe gjatë ditës së sotme.
Akrepi
Planetët sot mund të ndikojnë keq te ju të dashuruarit, duke ua bërë mëngjesin të “pamundur”. Por pasdite gjendja do të ndryshojë pozitivisht çiftet. Beqarët do kalojnë çaste të këndshme pranë një personi që sapo e kanë njohur. Financat do jenë aq të kënaqshme sa për të kryer shpenzime.
Shigjetari
Më në fund një projekt i përbashkët me partnerin/en që e keni shumë për zemër do të realizohet. Beqarët do bëjnë gjithçka vetëm për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhen. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni në shuma të mëdha.
Bricjapi
Lajme të mira për një çështje udhëtimi në çift. Shmangni thashethemet dhe gënjeshtrat dhe dedikojuni vetëm njeriut tuaj të zemrës. Beqarët më në fund do gjejnë një person të përshtatshëm me të cilin do nisin një lidhje serioze. Financat janë drejt përmirësimit.
Ujori
Një rast i mirë për të sqaruar përfundimisht pozicionin tuaj me partnerin/en. Në dashuri duhet të jepni më shumë nga vetja. Beqarët duhet t’i marrin gjërat si t’ju vijnë, pa i kërkuar me ngulm ndryshimet. Financat do i mbani nën kontroll.
Peshqit
Përpiquni që të sillni në mendje ëndrrat tuaja sot, sepse mund t’ju sugjerojnë mesazhe të rëndësishme për marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët mund të fillojnë një histori dashuri të bukur që do u falë shumë emocione. Financat kanë për të qenë të kënaqshme.