Phife Dawg, aka Malik Taylor mund të mos jetë pjesë e listës së reperëve më të mirë të të gjitha kohëve – por mund të hamendësohet nëse do të ishte i tillë sikur të ishte solo artist.
Ai ishte pjesë e “A Tribe Called Quest” dhe mori më pak vëmendje se themeluesi karizmatik i bendit Q-Tip, dhe nuk iu bashku ATCQ-së deri në albumin e tij të dytë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Për një kohë të gjatë, Dawg i cili vdiq të mërkurën e kësaj jave në moshën 46-vjeçare, pati rolin dytësor në grup. Bashkëveprimi i Phife dhe tërheqja tinëzare të Tip i dha identitet grupit, po aq sa edhe mostrat e sofistikuara të jazzit dhe soulit të tyre apo edhe imazhit të “Afrocentric”.
Phife, si shumica e artistëve të hip-hopit, që nga Kool Herc deri tek KRS-One, erdhi nga një familje emigrante nga Karaibet. Vinte nga Trinidadi. “E falënderoj Jah, mbledh bankat, dëgjoj Shabba Ranks”, është një prej frazave në albumin e parë “Low End Therory” të vitit 1991, si anëtar i plotë i grupit.
Në tekstet e tij mund të dëgjohen kalimet e viteve ’80 dhe ’90 të ilustruara nga Shabba: një nënshkrim që mund të kishte jehonë nga shumë MC në repin e viteve ‘90. Ngritja e ATCQ-së në fund të viteve ‘80, si pjesë e “Native Tongues” me artistë të ndryshëm si De La Soul, Jungle Brothers dhe Queen Latifah, duket se i dha një sinjal ngritjes së hip-hopit…