Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë koha që merr një pronë e listuar për t’u shitur rritet në rang vendi por ulet me dy muaj në kryeqytet.
Janë këto disa të dhëna nga raporti i stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të 2023-shit i publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Edhe pse sektori po një zgjerim të vazhdueshëm, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pronave të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria konstaton se trajektorja është e ndryshme krahasimisht me shifrat e paraqitura.
“Ne besojmë që nuk ka lëvizje kaq të forta. Nëse shikojmë nga viti në vit, Banka e Shqipërisë e konfirmon që është 3.2 përqind në përceptimin tonë, në realitet duhet të jetë pak më tepër”, tha Pipiria.
Por pse po vjen kjo kontradikte në shifra?
Një nga elementët mund të jetë se këto pronat në vitet më përpara mund të kenë dalë pak më të mbivlerësuara“.
Për Pipirian, rezulton se vitet e fundit me shtimin e kërkesës, qytetarët po i listojnë gjithnjë e më shumë banesat e tyre në tregun e banesave me qera ditore çka po reflektohet edhe në një rritje të çmimeve.
“Qeratë në Shqipëri janë rritur më shpejt se sa janë rritur çmimet sidomos gjatë 2023-shit. Kjo për shkak se shumë njësi u dogjën nga qerarë aftgjatë dhe u hodhën në qeranë afatshkurtër” shtoi ai.
Sipas të dhënave të raportuar numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për të disatin gjashtëmujor radhazi.
/a.r