Anticikloni afriakn po fuqizohet në Mesdhe ku presim mot të qëndrueshëm dhe rritje graduale të temperaturave.
E Hënë, 06 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/25°C
– Zonat e ulëta 12/26°C
– Zonat bregdetare 14/26°C
Kosovë
Kosova për dt. 06 Maj 2024 do të ketë kthjellime, vranësira dhe reshje lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 10°C në mëngjes deri në 21°C –22°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 07 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/21°C
– Zonat e ulëta 12/27°C
– Zonat bregdetare 14/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari