Ergys Arrazi, 31 vjeç, i arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, është një emër i njohur për policinë.
Ai është arrestuar disa vite për parë për kultivim kanabisi.
Ndërkohë arrestimi i tij ditën e djeshme u bë pas denoncimit të motrës së Alma Arrazit, se Ergysi e dhunonte barbarisht së bashku me fëmijët.
Alma Arrazi, 39 vjeç, së bashku me tre fëmijët e mitur ishte larguar nga shtëpia tre ditë më parë.
9-vjeçarja, vajza e çiftit u gjet e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se është vetëmbytur.
Ndërkohë palombarët vijojnë kërkime, pasi dyshohet se edhe Alma Arrazi së bashku me dy fëmijët e tjerë të jenë vetëmbutyr.