Në Shkodër nuk u kremtua mesha e festës së Pashkëve në Kishën Ortodokse të qytetit.
Shkak u be muzika e lartë e klubeve pranë objektit te kultit.
Famullitari At Nikolla Petani tha se në këto kushte nuk mund të ketë ceremoni fetare por besimtarët do bejnë lutjet e tyre dhe largohen drejt shtëpive.
“Ne do vazhdojmë të lutemi edhe Zoti i udhëzoftë njerëzit më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit dhe jemi të gjithë së bahsku. Ne do vazhdojmë të lutemi, nëse këmbanat tona nuk do dëgjohen siç është e drejta të dëgjohen, besoj që nuk ka vlerë që të vazhdojmë më tepër. Ringjalljen e Zotit ne edhe me muzikë edhe pa muzikë do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha At Nikolla.
/a.r