Pasditen e kësaj të shtune (04 prill) Romeo Veshaj dhe Egla Ceno, në oborr kanë nisur një bisedë me tone ironike.
Romeo e paralajmëron Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Bacin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.
Por, Egla i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf. Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.
Debati:
Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur
Romeo: Jam mërzitur për ty
Egla: Je mërzitur për mua? Pse?
Romeo: Se të ka ardhur fundi
Egla: Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim
Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi
Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt
Romeo: A më pyete?
Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur
Romeo: S’të pëlqen ty
Egla: Jo
Romeo: Prandaj e bëre
Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.
Romeo: Sa keq më vjen për ty
Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim e ty
Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën
Egla: S’kam ndërmend