Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kuvendi raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live.
Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.
“No Comment”, ishte përgjigja që Top Channel mori për të patur një koment nga zyra e shtypit në kryeministri./tch