Ka humbur jetën si pasojë e perplasjes se shumefishte në Durrës, biçiklisti, i cili u mor para nga një automjet.
Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin dhe një biçiklist shtetasin.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi rreth 50 vjeç.
Drejtuesi i automjetit shtetasi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./m.j