Forcat e NATO-s zhvilluan një stërvitje 5 ditore në rajonin perëndimor të ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.
Stërvitja Neptune Strike 24-1 me pjesëmarrjen e anijeve të Forcës Detare, Forcave Speciale shqiptare, fregatave Spanjolle, anijes shumëroleshe Turke dhe forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut si dhe forcave ajrore franceze u drejtua nga Komanda e Forcave Detare të NATO-s.
Në këtë stërvitje u testuan aftësitë e grupit të anijeve të mbështetura nga ajri për të reaguar në shumëllojshmëri situatash detare si: njohja e situatës detare, zhvillimi i embargos detare, operacione amfive, bordim, zbatim i ligjshmërisë në det, mbrojtja e Task Forcës nga sulme asimetrike, formacione të thjeshta dhe të avancuara detare, furnizim në det dhe sigurim i rajonit të zbarkimit.
Nga anija shumërolëshe turke Anadolu dhe fregatat spanjolle u kryen manovra zbarkimi me anije, gomone dhe me helikopter nga ajri, ndërkohë që avionet luftarak spanjolël A-80 dhe ata francez Rafael siguronin hapësirën ajrore.
Pjesë e skenarëve të stërvitjes ishin dhe operacionet amfibe ku forcat Shqiptare, (Regjimenti i Operacioneve Speciale të FARSH) Spanjolle, Turke dhe Maqedonisë së Veriut kryen operacione të përbashkëta zbarkimi.
Në ditët e fundit të stërvitjes, u simulua një sulm terrorist nga një mjet i shpejtë ndaj anijes komandë, ku Task Forca veproi me anije dhe helikopterë për neutralizimin e rrezikut.
Këto stërvitje i shërbeu ndërveprimit mes vendeve aleate, si dhe testimit të kapaciteteve për mbrojtjen e hapësirës detare, si një nga prioritet kryesore të Aleancës.