15 gola prodhuan gjysmëfinalet e para në Europa dhe Conference League. Bayer Leverkusen fitoi 0-2 në “Olimpico” përballë Romës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e Europa League.
Florian Wirtz kaloi në avantazh në pjesën e parë të pathyeshmit e Xabi Alonsos. Ndërkohë që goli i qetësisë erdhi falë një gjuajtjeje fantastike të Robert Andrich 17 minuta përpara fundit.
Pa fitues u mbyll raundi i parë i Marseille-Atalanta (1-1). Gianluca Scamacca zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11’, por vendasit reaguan nëntë minuta më vonë. Kur barazuan falë një goditjeje potente të kongolezit Chancel Mbemba.
Surpriza dhe gola në gjysmëfinalet e para të Conference League. Aston Villa u befasua 2-4 në grekët e Olympiacosit në “Villa Park”. Takim ku shkëlqeu marokeni Ayoub El Kaabi me tre gola.
Por, miqtë reaguan me anë të Hans Vanaken (p) dhe Igor Thiago. Ky i fundit dërgoi rezultatin 2-2 në minutën e 63’, vetëm dy minuta pas Brugge mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Raphael Onyedikas.
Gjithsesi, vendasit realizuan golin e fitores në minutat shtesë me anë të M’Bala Nzola. Duelet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme.
/a.r