Deputeti demokrat Asllan Dogjani në fjalën e tij në Kuvend kërkoi sqarim nga ana e mazhorancës për mosprezencën e kryeministrit Edi Rama në seancat plenare.
Ai theksoi se përpos detyrimeve si kryeministër, Rama duhet të vijë edhe në cilësinë e deputetit.
“Nuk e kuptoj cila është arsyeja që kryeministri i Shqipërisë injoron Parlamentin dhe nuk vjen pët t’iu përgjigjur deputetëve të opozitës që kanë kërkuar interpelancë. Por përveç kësaj ne nuk e kuptojmë pse nuk vjen në Parlament, injoron qytetarët shqiptarë. Ka kaq kohë që kryeministri nuk vjen, a mund ta dijmë cila është arsyeja? Se qytetarët kanë kërkesa, ne kemi kërkesa, nuk është se na ka marrë malli fort për të, por për edhe për ju duhet ta dijmë pse e injoron Parlamentin ky zotëri?! Duam që ai të vijë në Parlament! Ne e dimë që ai është i zënë me problemet ndërkombëtare, me Italinë, Gjermaninë e ku e di unë…Por, ndoshta e ka harruar se është kryeministër i Shqipërisë, të paktën të vijë në cilësinë e deputetit”, tha Dogjani.
/a.r