Policia e Himarës i ka ardhur në ndihmë një turisti gjerman i cili kishte humbur orientimin në Malin e Vunoi.
Në operacionin për shpëtimin e turistit gjerman u angazhuan gjashtë zjarrfikës dhe katër punonjës policie të Komisariatit të Himarës.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur kërkimet mbrëmjen e djeshme dhe pak pas mesnate kanë gjetur dhe zbritur nga mali turistin gjerman, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
/a.r