Nga Mentor Kikia
Kjo harmonia fetare, apo bashkëjetesa, ka bërë që në shpiqëri të ketë shumë festa. Ose më shumë se kaq, te ketë shumë ditë pushimi.
Nuk është shkak vetëm larmia e besimeve fetare, të kuptohemi. Nuk po dua të ekzagjeroj, por duhet të jemi shoqëria me numrin më të madh të ditëve pushim zyrtar.
Sepse, edhe kur bie festa për të dielë, bëhet pushim e hëna.
Për shkak të fundjavës, administrata, edhe të premten e ka gjysmë dite punë, sepse përgatitet për ditët e pushimit.
Aq shumë është tepruar kjo, saqën nëse i thua dikjut në administratë për ndonjë punë të enjten, të thotë: Po nga java tjetër do të mbesë kjo punë se kjo javë iku, sot e enjte, nesër e premte si e premte, flasim nga e hëna.
P.S 1: Nuk po merrem me faktin se edhe gjatë 4 ditëve të punës, njerëzit mund ti kapësh vetëm në kafene. Zyra është vetëm për të lënë çantën.
P.S 2: Këtu nuk e kam fjalën për punëtorët e kompanive private, apo ata të vetëpunësuarit, pasi aty nuk ka harmoni fetare.